-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues, s’lejohet të rritet sasia e koeficienteve

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë për Ekonomia Online, ka thënë se buxheti për vitin 2025 është antikushtetues.

Ajo këtë e ka bazuar në ndryshimin e vlerës së koeficientit pra që nuk lejohet të rritet sasia e koeficentit.

“Buxheti është thjeshtë planifikim, buxhetin e shoh në termet e realizimit sidomos për këtë Qeveri që tanimë i ka shpenzuar katër buxhete asnjëherë nuk e ka realizuar atë qe e ka planifikuar, andaj ky buxhet e kemi parë që një buxhet tranzitor është thjeshtë për janar edhe shkurt, nuk ka asnjë lloj rëndësie se sa kanë planifikuar ata, sepse në zgjedhjet e 9 shkurtit ka me dal një qeveri e re e cila duhet në javët e para me bë rishikim e saj dhe me reflektuar programi dhe zotimin që kanë dhënë dhe jam e sigurt që do të jetë Qeveria e LDK-së. Buxheti ka një problem, është kundër kushtetues sepse flet për vlerën e koeficientin ndërkohë që me ligjin e pagave nuk lejohet të rritet sasia e koeficienteve me ligj të buxhetin por me ligj të pagave është e caktuar që të ndryshohet vlera montare e koeficientit”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka thënë se për herë të pestë nuk pranohet asnjë amandament i opozitës.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës që me një nen të ligjit të buxhetit të ndërrohet komplet shtojsat e një ligji tjetër. Ajo çfarë lejohet në nenin 33 të ligjit të pagave është që çdo vit me ligj të buxhetit të caktohet vlera e koeficientit. Nga raporti me amendamentet dhe e rikonfirmon atë që e kemi thënë që sa vite asnjë amendament nga partitë opozitare nuk është pranuar, ka pasur amendamente ky është buxheti i pestë, mos të harrojmë në vitin 2021 kanë qenë dy buxheti ka qenë rishikimi dhe planifikimi për 2022. Është buxheti i pestë që e planifikohet dhe nuk pranohet asnjë amendament i opozitës”, u shpreh Bajrami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit