Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami është afër të kalojë te Fiorentina.
Bajrami pritet të largohet nga Empolit, por jo edhe nga Serie A.
Sipas të përditshmë italiane, “La Nazionale” Fiorentina ka arritur marrëveshje me Empolin për transferimin e Bajramit.
Për kartonin e shqiptarit thuhet se Fiorentina do të paguajë rreth 15 milionë euro me bonuse.
23-vjeçari me ekipin e ri do të firmosë kontratë pesëvjeçare, ndërsa zyrarizimi pritet të ndodhë javën e ardhshme.