Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për procesin zgjedhor sot.
Ai tha se uron që qeveria që do të dalë nga këto zgjedhje të vazhdojë punën për të mirën e vendit, ndërsa tha se duhet të ketë bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme.
“Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës! Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike”, ka shkruar presidenti shqiptar./