Avokati Ardian Bajraktari, ka reaguar pas ndalimit të gazetares dhe kameramanit të mediumit “Betimi për Drejtësi”. Ky veprim sipas Bajraktarit është cenim i lirisë së medias, “si liri dhe vlerë e garantuar me Kushtetutën e vendit tonë dhe instrumente ndërkombëtare”.
Bajraktari ka thënë se gazetarët shpesh herë ballafaqohen me sulme, kërcënime e rreziqe, duke përfshirë ndalime e arrestime pa bazë.
“Ndalimi i gazetarit dhe kameramanit në punën e tyre, është cenim i lirisë së medias, si liri dhe vlerë e garantuar me Kushtetutën e vendit tonë dhe instrumente ndërkombëtare. Gazetarët me media, janë fuqia njëherësh shtylla e katërt në shtetet demokratike, shtresa e shoqërisë që promovon dhe denoncon pa frikë arritjet dhe ngecjet, janë zëri dhe veshi i demokracisë. Gjatë punës së tyre gazetarët-mediat jo rrallë herë ballafaqohen me sulme, kërcënime e rreziqe, duke përfshirë ndalime e arrestime pa bazë”, ka shkruar Bajraktari.
Ai ka deklaruar se urdhri për shoqërim në polici të një kameramani, i cili po në vend publik është tejkalim i autorizimeve ligjore.
“Ndalimi i gazetarit dhe kameramanit në punën e tyre, është cenim i lirisë së medias, si liri dhe vlerë e garantuar me Kushtetutën e vendit tonë dhe instrumente ndërkombëtare. Autorizimi apo urdhri për shoqërim në polici të një kameramani, i cili po incizonte (d.m.th. po e kryente punën e tij) në vend publik (kafeteri) është tejkalim i autorizimeve ligjore të kujtdo qoftë që ka urdhëruar apo autorizuar një gjë të tillë. Pengimi i gazetarëve nuk mund ta pengojë njohjen me të vërtetën”, ka shkruar tutje Bajraktari.