Transparenca e gjykimit është rregull, intimidimi i dëshmitarëve mund të sjell dëme në proces
Kushdo që ia di vlerën lirisë, kur flitet për UÇK-në e veçmas kur akuzohen krerët e saj, reagimet janë të natyrshme.
Aq më tepër kur bëhet fjalë për personalitete të cilëve historia ua ka konfirmuar anën, vendin dhe kohën e duhur të shfaqjes së tyre.
Procedura penale duhet të zhvillohet duke u bazuar në disa rregulla, parime, e krahas parimit të ligjshmërisë, parim bazë, është ai i publicitetit të procedurës.
Parimi i publicitetit është rregull, e përjashtimi nga ky parim mund të bëhet në rrethana të caktuara.
Procesi gjyqësor i cili po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë kundër ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka indikacione të jetë më transparent se sa që ka qenë deri më tani. Kjo është mirë.
Transparencës më të madhe të këtij procesi, por edhe rregullsisë së procesit, mund t’i kontrubuohet duke u rezervuar nga intimidimi i dëshmitarëve, për hir të procesit dhe rregullsisë së tij. Prandaj, duhet të ndalet çfarëdo intimidimi i dëshmitarëve, për hir të transparencës së procesit.
E vërteta dihet, ajo duhet shpërfaqur, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër, e tillë do të rikonfirmohet edhe në fund të këtij procesi.
Drejtësinë dhe ndarjen e saj t’ua lëmë profesionistëve dhe vendit ku bëhet ajo në mënyrë shembullore, ashtu siç po bëhet nga pala mbrojtëse.
Me historinë, kush ku ishte kur po ndodhte ajo, le të merren historianët.
Bajraktari përmes një postimi në Facebook, është shprehur se çdo lloj frikësimi mund të sjell dëme në proces.
“Transparenca e gjykimit është rregull, intimidimi i dëshmitarëve mund të sjell dëme në proces.
Shkrimi i plotë: