29.5 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

Bajraktari: S’u argumentua teza ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ ndaj ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Dhjetori është caktuar si muaji që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, do të përfundojë.

Krejt çka pritet dhe çka mund të ndodhë deri në fund të vitit, në emisionin “Ora Shtatë” ka diskutuar avokati Ardian Bajraktari, transmeton Klankosova.tv.

“Është caktuar, le të themi orientimisht, procesi i stërgjatur dhe me jo pak shkelje, dhe kjo nënkupton që nga mesi i shtatorit dhe tutje, siç e kemi thënë, do të shohim një anë tjetër të medaljes së asaj që kemi parë deri tash”, u shpreh Bajraktari.

Sipas Bajraktarit, në fazën e fundit të gjykimit, do të argumentohet e kundërta e asaj që është parë deri më tani.

Bajraktari ndër të tjera shton se Specialja nuk arriti të argumentonte “tezën e saj kryesore, ndërmarrjen e përbashkët kriminale” të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit