Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se Gjykata Speciale, duhet të sigurohet që të mos lëndohet seriozisht procesi, të mos shkelet ligji dhe standardi për një gjykim të drejtë, raporton Scanner.
Në një postim në Facebook, Bajraktari thotë është detyrim i Prokurorit e mbi të gjitha i Gjykatës, të analizojë provat dhe faktet fajësuese dhe shfajësuese dhe të sigurojë që një proces gjyqësor të kryhet duke respektuar në tërësi të drejtat e të pandehurve.
Postimi i plotë:
Gjykata Speciale, duhet të sigurohet që të mos lëndohet seriozisht procesi, të mos shkelet ligji dhe standardi për një gjykim të drejtë.
Është detyrim i Prokurorit e mbi të gjitha i Gjykatës, të analizojë provat dhe faktet fajësuese dhe shfajësuese dhe të sigurojë që një proces gjyqësor të kryhet duke respektuar në tërësi të drejtat e të pandehurve.
Veprimi ndryshe përben shkelje esenciale të procedurës dhe rezulton me vërtetim të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike.
Mos reflektimi në raport me kërkesat e palës mbrojtëse përkitazi me provat që shkojnë në favor të ish krerëve të UÇK-së, cenojnë rëndë besimin e publikut se Gjykata ka trajtim të barabartë ndaj palëve në procedurë.
Veprimet e Gjykatës kur në mënyrë arbirtrare e kufizon mbrojtjen ose dëshmitarët që shkojnë në favor të mbrotjes, padyshim se cenojnë rëndë parimin e barazisë së armëve dhe me këtë edhe me faktin nëse procesi është i drejtë i paanshëm dhe i barabartë.
Gjykata duhet të reflektojë, në mënyrë që fundi i procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së të rezultojë me verdikt të bazuar ekskluzivisht në prova, duke përfshirë edhe provat shfajsuese.