22.5 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Bajraktari: Rubin konfirmoi se UÇK-ja ishte organizatë guerile, pa strukturë të qartë komanduese

- Advertisement -

Njohësi i Kushtetutës, Ardian Bajraktari, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se ish-diplomati James Rubin, sot e konfirmoi se UÇK-ja ishte organizatë guerile, pa strukturë të qartë komanduese.

Sipas Bajraktarit, deklarata e tij duhet të vijohet edhe nga dëshmitarët e tjerë.

“Fillimisht do të thosha që është një fillimi mbarë i, gradualisht i kthimit në normalitet. Për më tepër dëshmia e tij në bindjen time rrëzon një narracion që edhe me rastin e aktakuzës, kinse UÇK ka qenë një ushtri e rregullt që i ngjante NATO-s. Rubin e ka demantu këtë diskurs që ka mbizotru në gjykim deri më tash”, tha Bajraktari.

Bajraktari shtoi se Rubin kishte theksuar se “në rast se UÇK-ja kishte kryer krime, nuk do të bashkëpunonin me ta”. /Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit