18.5 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Bajraktari: Qasja e ZRrE-së deri tani, është qasje arrogante edhe mos përfillëse në raport me palët e interestit

- Advertisement -

Avokati, Ardian Bajraktari, për pezullimit e vendimit të ZRRE-së për tregun e liberalizuar të energjisë elektrike, ka thënë se deri më tani ZRRE ka pasur qasje arrogante dhe mos përfshirëse në raport me palët e interesit.

Ai shtoi se situata është qartësuar sot.

“Po besoj që sot është qartësuar situata, qasja e deri tashme e ZRRE-së, një qasje arrogante edhe mos përfillëse në raport me palët e interestit”, tha ai.

Ekonomisti, Adem Qorrolli, për pezullimit e vendimit të ZRRE-së për tregun e liberalizuar të energjisë elektrike, ka thënë se pa sektorin privat nuk ndërtohet as shkolla dhe as spitalet.

“Pa sektorin privat nuk ndërtohet as shkolla e as spitale, as procese tjera që vinë nga investimet kapitale”, theksoi Qorrolli.

Ai për tregtimin e energjisë elektrike tha se kilovati që është blerë prej KESCO nga KEK është shitur me tatim/fitim tek qytetari, teksa shtoi se Republika e Kosovës nuk ka pasur guxim t’i thotë një kompanie turke uljen e fitimit.

“Kompania turke KESCO ka blerë nga KEK-u kilovatin apo megatavin 29,5 e ka në faturim dhe qka do që është shitë tek qytetari është shitur me tatim fitim dhe ka qenë korporata me fitimin më të madh në Republikën e Kosoëvs diku 40 milionë. Republika e Kosovës nuk ka marrur guxim ti thotë një kompanie turke ulë fitimin, ulë qmimin po i ka thanë kompanisë turke krijo treg të lirë fito sa dush”, tha ai. /RTV21/

Të ngjashme

Të fundit