Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për pranimin e disa dokumenteve në prova, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dokumentet e pranuara janë të ndara në tri ankese, e që në ankesin e fundit janë kryesisht dokumente që thuhet se janë marrë nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Ministria e Brendshme e Serbisë dhe struktura të tjera të këtij shteti.
Për këtë, avokati, Ardian Bajraktari ka deklaruar se është shqetësuese që Prokuroria e Specializuar është e shërbyer me këto dokumente, pasi këto prova tashmë pranohen nga ana e trupit gjykues.
Bajraktari ka thënë se duhet të reflektojnë institucionet në raport për këtë padrejtësi që po iu bëhen ish-krerëve të UÇK-së.
Tutje, ai tha se provat e tilla nuk duhen të pranoheshin për faktin se janë të nxjerra tërësisht me shkelje ligji.
“Natyrisht është vazhdim i sarkesës së procesit, proces që është i komprometuar, proces i cili natyrisht ka pas në vazhdimësi dorë regjimi serb, vazhdimi i regjimit gjenocidal të Millosheviqit dhe është për keqardhje që Prokuroria e Specializume është e shërbyer me këto dokumente e aq më tepër është shqetësuese në masë të madhe fakti që këto të ashtuquajtura prova tashmë pranohen nga ana e trupit gjykues dhe për rrjedhojë falja e besimit të provave të tilla natyrisht që është shqetësuese dhe rrjedhimisht dihet për këdo që për shtetin serb si ka qenë UÇK dhe pjesëtarët e saj, prandaj është moment reflektimi për të ngritur zërin në raport për këtë padrejtësi që po bëhen në këtë proces të stërzgjatur me shkelje të shumta i komprometuar dhe mbi të gjitha tashmë po vërehet që prapa këtij procesi qëndron së paku Serbia, por edhe qarqet e tjera përtej saj për çka natyrisht që është një moment siç e thash i rëndësishëm për të ngritur zërin, është një alarm që provat e tilla nuk duheshin të pranoheshin për faktin se përveç që janë të nxjerra në mënyrë tërësisht me shkelje ligji, për më tepër dihet qëndrimi i Serbisë se çfarë qasje kanë pas ata në raport me UÇK-në”, ka deklaruar Bajraktari në emisionin “Ditari” në Tëvë1.