-1.6 C
New York
Friday, January 16, 2026

Buy now

Bajraktari optimist: Në qershor ose korrik mund të kemi epilog pozitiv për çlirimtarët tanë

- Advertisement -

Procesi gjyqësor në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit, po shkon drejt fundit.

Sonte në Rubikon u fol edhe rreth verdiktit përfundimtar ndaj tyre, për çka avokati Ardian Bajraktari, u shpreh goxha optimist.

Bajraktari deklaroi se nuk është arritur të vërtetohen pretendimet e prokurorisë.

“Me theks të veçantë sa i përket dy bazave, çështjen e strukturës dhe zinxhirit komandues dhe ushtrimin efektiv të kontrollit, që janë dy elemente esenciale për t’u vërtetuar përgjegësia komanduese e natyrisht, dëshmitarët e mbrojtjes i kanë kontribuar tejmase kësaj. Prandaj, mbi bazën e asaj që kemi parë unë jam optimist që qershori ose eventualisht korriku do të mund të kemi epilog pozitiv sa i përket çështjes së çlirimtarëve tanë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit