1.3 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Bajraktari: Mungesa e transparencës në Gjykatën Speciale ka qenë thuajse rregull

- Advertisement -

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se mungesa e transparencës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është kthyer në pothuajse rregull.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se edhe procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është stërzgjatur.

“Tashmë kemi edhe dokumentet e vetë Dhomave të Specializuara që kanë deklaruar se procesi është stërzgjatur. Kemi edhe vetë deklarimin e kryegjykatësit që e konfirmon një gjë të tillë. Kjo natyrisht se është rrethanë rënduese sepse kemi kaq vite që ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim, me ndonjëherë vendime shabllone të arsyetimit, me theks të veçantë me mundësinë e ndikimit në dëshmitarë. Pastaj kemi pasur edhe mungesë të theksuar të transparencës. Natyrisht se parimi i publicitetit të procedurës është rregull, dhe përjashtimi nga ky rregull bëhet në rrethana ekstrem-përjashtuese, përfshirë edhe atë që përcaktohet në dispozitat e Ligjit për DhSK, por në këtë proces ka qenë në masë të konsiderueshme thuajse rregull mostransparence në disa rrethana përjashtuese”.

“Me aq sa kemi parë, pala mbrojtëse ka qenë relativisht e përgatitur në drejtim të kundër-argumentimit të pikëpamjeve të tyre për sa i përket akuzave të prokurorisë, me theks të veçantë me ato që lidhen me Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, e edhe me theks të veçantë edhe sa i përket strukturës komanduese, me faktin se kemi pasur dëshmitarë që e kanë thënë në proces gjyqësor që nuk i kanë raportuar Shtabit të Përgjithshëm, këtyre njerëzve, dhe nuk i kanë njohur këta njerëz. Natyrisht se këto shkojnë në funksion të kundër-argumentimit të pikëpamjeve të prokurorisë”, deklaroi Bajraktari. /Klankosova.tv

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit