Avokati Adnan Bajraktari ka shprehur shqetësim, pas deklaratave të . Gucati dhe z. Haradinaj për sa i përket kushteve dhe mënyrës së trajtimit të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qendër të paraburgimit në Hagë, shkruan Scanner.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Referuar Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara i plotësojnë standardet ndërkombëtare
përkatëse, neni 41, paragrafi 8.
Ai ka sqaruar se ky paragraf përcakon mundësinë e inspektimit dhe monitorimit të trajtimit të të paraburgosurve dhe kushteve që mbahen ata nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Sipas tij, një kërkesë nga ana e institucioneve tona në këtë drejtim, është e nevojshme dhe shumë e domosdoshme, madje edhe shumë urgjente.
Postimi i plotë:
Me vëmendje dhe shqetësim kam përcjellë intervistat e z. Gucati dhe z. Haradinaj për sa i përket kushteve dhe mënyrës së trajtimit të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qendër të paraburgimit në Hagë.
Referuar Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara i plotësojnë standardet ndërkombëtare
përkatëse, neni 41, paragrafi 8.
Për më tepër, ky paragraf përcakon mundësinë e inspektimit dhe monitorimit të trajtimit të të paraburgosurve dhe kushteve që mbahen ata nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ose ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare që pranon t’i inspektojë dhe monitorojë ato ambiente.
Një kërkesë nga ana e institucioneve tona në këtë drejtim, është e nevojshme dhe shumë e domosdoshme, madje edhe shumë urgjente.