19 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Bajraktari: Liria e mediave është e shenjtë, duhet ruajtur dhe promovuar

- Advertisement -

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Medias, avokati Ardian Bajraktari ka shpërndarë një mesazh reflektues dhe mbështetës për punonjësit e medias, duke theksuar rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe pluralizmit mediatik si vlera të domosdoshme të një shoqërie demokratike.

“Për liri duhet mund, angazhim e ndonjëherë edhe sakrificë! Liria është e shenjtë, liria është vlerë…”, shkruan Bajrami në postimin e tij në Facebook.

Ai vlerëson lirinë e medias si një nga shtyllat e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike, duke i cilësuar gazetarët dhe punonjësit e medias si “gardianë të mbrojtjes së interesit publik”.

Avokati Bajraktari nuk ngurroi të bëjë thirrje edhe për reflektim nga institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbarëvajtjen e punës së gazetarëve.

“Përgjegjësit për sigurinë dhe punën tuaj, paçin 99 arsye më shumë për reflektim e marrshin mësim”, theksoi ai.

Në fund të mesazhit të tij, ai uron të gjithë gazetarët, kameramanët dhe zyrtarët e medias me rastin e kësaj dite të rëndësishme: “Urime Dita e lirisë së medias!”

Të ngjashme

Të fundit