17 C
New York
Saturday, May 31, 2025

Buy now

Bajraktari i reagon Trendafilovas për protestën e veteranëve: T’i bëhet me dije se liria e tubimit është e garantuar

- Advertisement -

Avokati Bajraktari ka reaguar ndaj një deklarate të fundit të bërë nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

“Procesi gjyqësor, pavarësisht ku mbahet, duhet me qenë i drejtë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, përgjegjësja, ndër më të mëdhatë për lejimin e stërkeqjes së procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, paska dhënë aludime të natyrës paragjykuese se çka do të ndodhte nëse ky proces do të zhvillohej në Kosovë.

Postimi i plotë:

Procesi gjyqësor, pavarësisht ku mbahet, duhet me qenë i drejtë

Përgjegjësja, ndër më të mëdhatë për lejimin e stërkeqjes së procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, paska dhënë aludime të natyrës paragjykuese se çka do të ndodhte nëse ky proces do të zhvillohej në Kosovë.

Zonjës së nderuar do bërë me dije se liria e tubimit është e garantuar dhe se transparenca e procesit gjyqësor është rregull, po ashtu barazia e palëve është ndër kushtet themelore për një proces të drejtë sipas ligjit, e këto parime nuk janë marrë në konsideratë, për çka e bëjnë përgjegjëse për lejimin e shkeljeve të shumta përgjatë pesë vjetëve të këtij procesi.

Procesi gjyqësor, pavarësisht ku mbahet, duhet me qenë i drejtë.

Reagimet ndaj padrejtësive, janë thirrje për reflektim, janë thirrje për drejtësi!

Të ngjashme

Të fundit