29.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Bajraktari: 16 Korriku datë e rëndësishme për procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së dhe test serioz i objektivitetit të gjykatës

- Advertisement -

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë sot se 16 Korriku është datë e rëndësishme për procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së dhe test serioz i objektivitetit të gjykatës, raporton Scanner.

Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në lidhje me Mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të Aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Avokati Bajraktari thotë se ky proces gjyqësor është i shoqëruar me shkelje të shumta, siç i kemi thënë që në krye të herës, duke filluar nga mungesa e transparencës, stërzgjatja e procesit, mungesa e kredibilitetit të provave/dëshmive, qasja diskriminuese ndaj palës mbrojtese në raport me palën akuzuese, e mbi të gjitha vënia në dyshim e objektivitetit të trupit gjykues.

Postimi i plotë:

16 Korriku është datë e rëndësishme për procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së dhe test serioz i objektivitetit të gjykatës

Procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë, tashmë, është në një fazë të rëndësishme, javen e ardhshme, gjegjësisht më 16 Korrik do të bëhet publik vendimi i trupit gjykues lidhur me mocionin e përbashkët të palës mbrojtëse, përkatësisht kërkesën për hudhje të pikave të aktakuzës.

Ky proces gjyqësor është i shoqëruar me shkelje të shumta, siç i kemi thënë që në krye të herës, duke filluar nga mungesa e transparencës, stërzgjatja e procesit, mungesa e kredibilitetit të provave/dëshmive, qasja diskriminuese ndaj palës mbrojtese në raport me palën akuzuese, e mbi të gjitha vënia në dyshim e objektivitetit të trupit gjykues.

Objektiviteti apo parimi i barazisë së palëve/armëve në procedurë, është bazë dhe fundament i garantimit të një gjykimi të drejtë, të paanshem e objektiv.

Ky parim te Dhomat e Specializuara në Hagë, është i cënuar seriozisht që nga mënyra se si është ideuar dhe se si funksionin kjo Gjykatë, e tëra nën një ombrellë.

Edhe veprimet (në jo pak raste) të trupit gjykues, e veçmas njërin prej anëtarëve, duke u përfshirë me pyetje orientuese, rrjedhimisht të ndaluara për dëshmitarët, e çon në një dimension tjetër dyshimin, duke e ngritur nivelin në shqetësim serioz objektivitetin e trupit gjykues.

Vendimmarrja e cila do të publikohet javën e ardhshme, gjegjësisht më 16 Korrik, është një test i këtij shqetësimi dhe sinjal tejet domethënës për ecurinë e procesit dhe vendimmarrjen e mëpastajme përkitazi me këtë proces gjyqësor sa të ndjeshëm aq edhe të rëndësishëm./Scanner/

Më 16 korrik, vendimi për mocionin e Thaçit dhe të tjerëve

Të ngjashme

Të fundit