9.9 C
New York
Saturday, November 15, 2025

Buy now

Bajqinovci: VV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se pavarësisht humbjes në kryeqytet, subjekti i tij del fitues i zgjedhjeve lokale në rang vendi.

Ai tha se opozita është ajo që ka pësuar humbje më të mëdha, ndërsa LVV-ja ka arritur të marrë edhe tri komuna.

“Ka humbur opozita, ndërsa ne i kemi fituar tri komuna. Tash, në peshore, është normale që kryeqyteti është diçka tjetër, por jemi duke folur që ne jemi fitues të zgjedhjeve. Sepse LDK-ja e ka pasur Prishtinën, LDK-ja e ka humbur Fushë-Kosovën – një bastion të LDK-së, po ashtu e ka humbur edhe Obiliqin dhe PDK-ja e ka humbur Mitrovicën – një prej pesë ose gjashtë komunave më të mëdha në Kosovë”, tha Bajqinovci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai shtoi se LVV kishte pritur rezultate edhe më të mira, por ende nuk janë bërë analizat e brendshme për të vlerësuar se ku partia ka pasur mundësi të marrë më shumë vota.

Sa i përket Prishtinës, Bajqinovci vlerësoi se kandidati i LVV-së, Hajrulla Çeku, ka performuar mirë.

“Në Prishtinë, mendoj që ka performuar mirë Hajrulla Çeku… por ja që është pak tradicionale që opozita ka qenë e bashkuar edhe këtë herë dhe arritën që të mos kemi rezultat për 2 mijë e 500 vota që kandidati ynë në rundin e dytë i kishte më pak dhe fitoi Përparim Rama, edhe pse ai thotë se nuk është në LDK”, u shpreh deputeti.

Sipas tij, problemi kryesor në kryeqytet mbetet bashkimi i partive opozitare kundër LVV-së, një tendencë që, siç thotë ai, përsëritet prej vitesh.

Të ngjashme

Të fundit