8 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Bajqinovci: Vizita e Burns nuk ka të bëjë me hapjen e urës në veri

- Advertisement -

“Vizita e një prej zyrtarëve më të lartë të Amerikës, Drejtor i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, tregon se sa është e interesuar Amerika për Kosovën dhe raportet e qeverisë, ekzekutivit dhe në fushat e tjera të sigurisë siç është edhe shërbimi sekret dhe policor, tha në emisionin “Prime” në RTK Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se vizita e Burns nuk ka lidhje me hapjen e urës në veri, por ka të bëjë me gjeopolitiken dhe ndikimin rus në Republikën Serbe, në Mal të Zi, në Serbi dhe posaçërisht sipas tij që mund të ketë ndonjë rrezik.

“Që mund të ketë ndonjë rrezik e ka përmendur edhe kryeministri Kurti, që i kemi mbi 400 ushtarë të cilët janë duke u trajnuar në Kopaunik, dhe nuk janë marrë shumë seriozisht deklaratat çdo herë kur kryeministri Kurti ka thënë se ka mundësi që Kosova të ketë një sulm më ndryshe se i Banjskës”, tha Bajqinovci.

Duke folur lidhur me çështjen e Urës së Ibrit, deputeti i VV-së tha se hapja e urës është vonu. Ai `nuk dha datë për hapjen e urës por u shpreh se ajo do të hapet pasi që nuk ka nevojë të mbahet e mbyllur, duke theksuar se tani është lëvizja e lirë e njerëzve duke filluar nga bizneset. Ai shtoi se kanë filluar të instalohen koorporata të mëdha në veri ku do të ketë punëtorë të minoritetit serb dhe shqiptar dhe të tjerë që jetojnë në atë pjesë.

E duke folur për Policinë e Kosovës, Bajqinovci tha se kurrë më shumë policia nuk ka pasë armatim dhe pajisje.

Bajqinovci u pyet edhe për gjendjen në Trepçë. Ai tha se Trepça ka shumë probleme. Sipas tij problemi kryesore është se vetëm 300 minatorë punojnë poshtë ne minierë, ndërsa në admonistratë lart punojnë mbi një mije punëtor.

Ai foli për mbyllje të laboratorëve të drogës. Ai potencoi se problem i madh mbetet pasurimi i njerëzve në prokurori e në gjykata. Sipas Bajqinovcit, Gjykata Kushtetuese i ka bllokuar shumë nisma të rendesishme për reformat në drejtësi.

Duke diskutuar për luftimin e krimit dhe korrupsionit, Bajqinovci foli për mbyllje të laboratorëve të drogës të cilat sipas tij kishin miliona euro prodhim. Ai potencoi se problem i madh mbetet pasurimi i njerëzve në prokurori e në gjykata. Sipas Bajqinovcit, Gjykata Kushtetuese i ka bllokuar shumicën e reformave në drejtësi.

“Krejt kjo gjykatë po i bllokon ligjet të cilat janë në të mirën e popullit. I kemi prokurorë e gjykata kundër” tha ai.

Bajqinovci tutje foli edhe për raportin e DASH-it ku mes tjerash tha se nga Qeveria nuk ka pasë kërcënime e as presione ndaj gazetarëve.

I pyetur nëse është një kandidat potencial për kryetar të Prishtinës, Bajqinovci nuk e përjashtoi këtë mundësi. Ai tha se është herët të flitet lidhur me këtë, megjithatë nëse këtë e kërkon kryeministri Kurti, ai është i gatshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit