Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një postim, në të cilin sërish ka lavdëruar shefin e tij në VV, kryeministrin Albin Kurti.
Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka thënë se “në qeverisjen e Albin Kurtit” janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të mbështetur diasporën.
“Për herë të parë kemi mundësuar regjistrimin online të popullsisë përmes diasporës, duke lehtësuar qasjen dhe pjesëmarrjen e tyre në proceset shtetërore.
Kemi ndarë 3 milionë euro për mbulimin e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë, si dhe gjatë qëndrimit të tyre këtu. Kjo është viti i tretë që e bëjmë këtë, pas vitit 2021 dhe 2022.
– 3 milionë euro për zbatimin e Masës 2.2, për të mbështetur bashkatdhetarët që kanë biznese në diasporë, që të kthehen dhe të investojnë në vend” – ka shkruar ai.