Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, tha se Vetëvendosja nuk e ndërrn emrin e Albulena Haxhiut për të propozuarën e tyre për Kryetare të Kuvnedit.
Bajqinovci u shpreh i shpreshëm se “ka deputetë” që përmes votimit të fshehtë do ta votonin Haxhiun, sepse, sipas tij, edhe ata “po thonë boll më”.
“Propozimi është Albulena Haxhiu.
Ne kemi tentuar të bisedojmë, i kemi dërguar letër LDK-së, jemi të hapur. Por, pozita e kryeparlamentarit nuk bisedohet, i takon të parit.
Për çështjen KP, dihet kujt i takon.
Po unë mendoj që votimi i fshehtë është forma më demokratike…ju i keni pa deklaratat që thonë “është boll, duhet të kryhet”.
Nuk e ndryshojmë kandidatin…neve na takon se jemi partia e madhe”, tha ai.