-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Bajqinovci: Për tri vjet e gjysmë ua kemi rishpërndarë qytetarëve e bizneseve 1.2 miliard euro

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se qytetarët e biznese për tri vite e gjysmë kanë marrë 1.2 miliard euro nga Qeveria Kurti.

Përmes një skrimi në rrjetin social, ai ka renditur ato që i ka cilësuar si suksese të Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Në këto tri vite e gjysmë qeverisje të kryeminstrit Kurti, kemi rishpërndarë rreth 1.2 miliardë euro te qytetarët dhe bizneset përmes masave të ndryshme, pa krijuar borxhe të reja. Borxhi për mallra dhe shërbime nga qeveritë e kaluara, i cili në vitin 2020 ishte 140 milionë euro, sot është ulur në vetëm 33 milionë.” – ka thënë ai fillimisht.

Në fund, Bajqinovci ka shkruar:

“Kosova po përparon me hapa të mëdhenj dhe është e gatshme të mirëpresë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030!”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit