Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, duket se ka probleme me një pjesë të ndjekësve të tij. Më saktë, për sharjet dhe ofendimet që bëhen në postimet e Bajqinovcit.
Në një postim, Bajqinovci ka pasur një paralajmërim të drejtpërdrejtë për ndjekësit e tij, duke shkruar se “ofendimet dhe gjuhët fyese nuk do të tolerohen”.
Madje, ai ka paralajmëruar se do t’i bllokojë të gjithë “ata që shajnë me nënë e familje”.
“Por, dua ta bëj të qartë: ofendimet dhe gjuhët fyese nuk do të tolerohen. Të gjithë ata që shajnë me nënë e familje dhe ofendojnë do të bllokohen menjëherë” – ka shkruar Bajqinovci.