-10.5 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Bajqinovci: Opozita po heziton të deklarohet lidhur me hapjen e Urës së Ibrit

- Advertisement -

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se opozita ende heziton të deklarohet  lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook thotë se “Kosova nuk do të kërkojë lejen e Serbisë për të luftuar kundër strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tone”.

“BE-ja shpesh deklaron se nuk duhet të ndërmerren veprime të njëanshme brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ne e kemi të qartë se nuk do të kërkojmë lejen e Serbisë për të luftuar kundër strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tonë. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur dhe ruajtur integritetin e Kosovës, asgjë më shumë. Ndërkohë, opozita ende heziton të deklarohet lidhur me hapjen e Urës së Ibrit”, tha Bajqinovci,

Kujtojmë se ndërkombëtarët e kanë kundërshtuar hapjen e Urës së Ibrit, duke e cilësuar si veprim i njëanshëm i Qeverisë Kurti.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit