23.5 C
New York
Saturday, October 12, 2024

Buy now

Bajqinovci: Opozita dhe Vuçiqi po ndjekin të njëjtën linjë të sulmeve anti-Kurti

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita dhe Vuçiqi janë duke ndjekur të njëjtë linjë të sulmeve ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci deklaroi se qëndrimet e opozitës nuk po dallojnë shumë nga retorika e Beogradit, sidomos kur në pyetje janë çështje që kanë të bëjnë me veriun.

“Opozitës duket se i mungon vetëm Lista Serbe dhe Radojçiqi për t’u bërë një me agjendën serbe. Kosova ka nevojë për mbrojtje të integritetit të saj, jo për sulme të orkestruara nga brenda dhe jashtë” shkroi mes të tjerash Bajqinovci.

Ky është postimi i plotë i tij:

Tashmë është e qartë se opozita në Kosovë dhe Vuçiqi po ndjekin të njëjtën linjë në sulmet kundër Kryeministrit Albin Kurti. Çka është edhe më shqetësuese është se qëndrimet e opozitës nuk dallojnë shumë nga retorika që vjen nga Beogradi, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet e veriut të Kosovës. Në vend që të përkrahin forcimin e shtetit dhe largimin e strukturave të paligjshme, disa prej tyre preferojnë të godasin qeverinë. Opozitës duket se i mungon vetëm Lista Serbe dhe Radojçiqi për t’u bërë një me agjendën serbe. Kosova ka nevojë për mbrojtje të integritetit të saj, jo për sulme të orkestruara nga brenda dhe jashtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit