Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci po vazhdon me pyetje ndaj opozitës, se a janë për hapjen e Urës së Ibrit, apo kundër hapjes.
Bajqinovci pretendon që opozita ka frikë nga Peter Stano – zëdhënësi i BE-së.
“Shprehu opozitë, PO ose JO!” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
A është opozita për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës, apo jo?
Apo keni frikë nga Peter Stano, i cili thotë se duhet pyetur serbin për çdo hap që qeveria e Republikës së Kosovës e merr në veriun e Kosovës.
Opozitë, deklarohuni dhe koncentrohuni: a jeni për hapjen e urës së Ibrit dhe shtrirjen e ligjshmërisë duke larguar strukturat ilegale nga çdo cep i Kosovës?
Shprehu opozitë, PO ose JO!