Deputeti i Vetëvendosjs, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita “është e shqetësuar nga tubimet masive dhe mbështetja që kryeministri Kurti po merr nga qytetarët”.
Ai foli për përpjekjet të cilat ai pretendon se opozita po i bën “për të devijuar vëmendjen duke pretenduar ndarje mes mërgatës dhe qytetarëve në Kosovë”.
Postimi i plotë:
Është e qartë se opozita është e shqetësuar nga tubimet masive dhe mbështetja që kryeministri Kurti po merr nga qytetarët. Përpjekjet e tyre për të devijuar vëmendjen duke pretenduar ndarje mes mërgatës dhe qytetarëve në Kosovë janë të pabaza. Ne e dimë se kush ka ofenduar vërtet qytetarët tanë brenda dhe jashtë vendi me epitete të ndryshme. Këto taktika nuk funksionojnë më—populli është i vetëdijshëm brenda dhe jashtë vendi.
S’ka kthim mbrapa.