13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Bajqinovci merret me tema të mëdha, flet për shpartallimin e spiunëve të Serbisë në Kosovë

- Advertisement -

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin është marrë me një temë të rëndë e të madhe.

Më saktë, Bajqinovci ka komentuar arrestimin e dy personave, të cilët dyshohen për spiunazh në dobi të Serbisë.

Bajqinovci ka bërë një ndërlidhje të çuditshme, duke shrkuar se “UDB-ja po përpiqet të dëmtojë kredibilitetin e Qeverisë përmes incizimeve që i ka lëshu në publik”.

“Lufta me Serbinë ka përfundu. Po beteja me të po vazhdon.

Ajo çka jemi duke parë këto ditë po duket të jetë një betejë e madhe ndërmjet shërbimeve inteligjente të Kosovës dhe Serbisë.

Në njërën anë AKI-ja po ia shpartallon Serbisë rrjetin e spiunëve në Kosovë. Në anën tjetër UDB-ja po përpiqet ta dëmtoj kredibilitetin e Qeverisë përmes incizimeve që i ka lëshu në publik.

Kjo i bie që Serbia tashmë është dorëzuar në veri. Shkelmat e fundit po i qet në Prishtinë” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit