Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka komentuar premtimin e Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, për pampersa dhe qumësht falas deri në një vjet për secilin fëmijë të lindur.
Bajqinovci ka vlerësuar se një premtim i tillë nuk shkon për një parti të djathtë.
“Parti me program të majtë ndërsa është parti e djathtë, kanë filluar të na kopjojnë. Lumiri flet për shpërndarjen e pampersave dhe qumështit, ndërsa më herët thoshte se qeveria po shpërndan lëmoshë. Sot po thotë se Kosova nuk duhet të udhëhiqet nga e majta. Hajde merre vesh! Parti e djathtë me program të majtë? Nuk shkon!
Koncentrohu!” – ka shkruar ai.