Home Lajme Bajqinovci merret me Abdixhikun: Tabela “alarmuese” kryesore për Lumirin ishte ajo e sondazhit të UBO-s

Bajqinovci merret me Abdixhikun: Tabela “alarmuese” kryesore për Lumirin ishte ajo e sondazhit të UBO-s

0
Bajqinovci merret me Abdixhikun: Tabela “alarmuese” kryesore për Lumirin ishte ajo e sondazhit të UBO-s

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka komentuar një status të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili alarmoi për çmimet e rrymës elektrike.

Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka pretenduar se shifrat e Abdixhikut uk janë të sakta.

Tutje, Bajqinovci ia përmendi Abidxhikut edhe sondazhin e UBO-s, në të cilin VV-ja doli bindshëm e para, por që u kritikua ashpër nga opozita.

“Por ata assesi nuk bën të bien pre e manipulimeve të opozitës sikurse po e bën kryetari i LDK-së së “reformuar”. Përveçse shifrat e paraqitur në infografikë që e ka postuar në Facebook nuk janë të sakta, shumica dërmuese e qytetarëve (mbi 80%) në fakt mesatarisht shpenzojnë më pak se 1000kWh në muaj. Tabela “alarmuese” kryesore për Lumirin në fakt ishte ajo e sondazhit të UBO-s dje.” – shkroi ai.

Exit mobile version