Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status.
Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka vazhduar të përdor parullën e njëjtë, atë që proklamon se s’ka kthim prapa.
Sipas Bajqinovcit, modeli i keqqeverisjes është varrosur.
“S’ka kthim mbrapa!
Propaganda e atyre që e kanë keqpërdorur shtetin për dekada, ose ndryshe hajnat e ligës së parë dhe të dytë, është vetëm përpjekje e dëshpëruar për të mbajtur gjallë një epokë që ka përfunduar përgjithmonë.
Modeli i keqqeverisjes dhe korrupsionit është varrosur.
Ata që ëndërrojnë kthimin në pushtet, le ta harrojnë – kjo epokë ka marrë fund! Zëri i qytetarëve është i fuqishëm dhe i pandalshëm” – shkruan Bajqinovci.