8.2 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Bajqinovci me akuza për Lajçak: Sipas tyre, është dashtë ta lëmë veriun në kontroll të Vuçiqit

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka reaguar emisarit Miroslav Lajçak, pasi ky i fundit foli në lidhje me veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajqinovci fillimisht ka thënë:

“Të gjithë e përkrahin sundimin e ligjit në veri të Kosovës, por Lajçak thotë se mënyrën se si qeveria e zbaton sundimin e ligjit kemi dallime”.

Tutje, ai ka akuzuar Lajçakun se sipas qasjes së tij, është dashur të lihet veriu nën kontroll të Vuçiq.

“Siç duket, sipas tyre, është dashtë ta lëmë veriun nën kontrollin e Vuçiqit dhe terroristëve për të pritur edhe 25 vjet të tjera. Kjo nuk është zgjidhje! Duhet të mbrojmë vendin tonë dhe të sigurojmë që askush të mos e sfidojë integritetin e Kosovës.” – ka shkruar ai.

Ndryshe, të premten emisari evropian ka thënë se 18 muaj pas arritjes së Marrëveshjes në rrugën drejt normalizim, nuk është parë implementim.

“Vazhdoj të besoj që marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë përbën sfidën më të madhe strategjike në rajon. Kanë ndikim në gjithçka, duke nisur me bashkëpunimin rajonal dhe duke përfunduar me integrimin evropian. Vitin e kaluar arritëm diçka shumë të rëndësishme, Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit, që jep një trajktore shumë të qartë përpara normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Fatkeqësisht, sot 18 muaj më vonë kemi parë shumë pak implementim të marrëveshjes, që është zhgënjyese.” – tha Lajçak.

Në vend të kësaj, i dërguari i BE-së ka thënë se janë parë përpjekjet e Qeverisë për sundim të ligjit në veri, për të cilat, u shpreh se janë bërë në një mënyrë që ka nxitur kundërshtime nga komuniteti ndërkombëtar.

“Çfarë kemi parë në vend të kësaj janë përpjekjet e Qeverisë për të arritur sundimin e ligjin në veri të Kosovës. Të gjithë përkrahin sundimin e ligjit. Por për fat të keq, kjo është bërë në një mënyrë që ka nxitur kundërshtime nga komuniteti ndërkombëtar dhe frustrim te komuniteti lokal. Prandaj, kemi më pak normalizim, dhe më shumë tensione.” – tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit