Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson do ta mposhtë lehtë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme.“Gjë më të lehtë se për t’u përgatitur për këto zgjedhje për opozitën nuk ka, nuk ka nevojë për fushatë… ka qenë e vështirë zgjedhjet e kaluara, sepse s’ke pas cka me thënë, s’ke pas indeks krahasus të llojit të qeverisjes, e ke marrë në rrënojë dhe e ke ndërtu deri këtu. Tash kemi indeks krahasimi, vec e merr Albin Kurtin e lëshon, ai i jep gjithë zotimet ja qet listën knej cila është kry” ka deklaruar Berisha raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.Bajqinovci tha se nuk ka garë për vendin e parë pasi puna e mirë që sipas tij ka bërë LVV-ja e rendit atë me 50% në të gjitha sondazhet.
“Nuk ka garë për vendin e parë ajo dihet sepse VV-ja e ka kete vend, kjo është e qartë. Puna e mirë e qeverisë ka treguar që Lëvizja Vetëvendosje i ka 50% në çdo sondazh, qoftë të brendshëm apo të jashtëm” tha Bajqinovci për “Gazeta Blic”.Ai tha se gara e fortë do të zhvillohet për vendin e dytë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.
“Garë e rreptë për vendin e dytë do të zhvillohet mes PDK-së dhe LDK-së” përfundoi përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”, deputeti i LVV-së.