28.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Bajqinovci: LDK po përpiqet të distancohet nga Përparim Rama

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar udhëheqjes së komunës së Prishtinës, dhe drejtorit për Investime Kapitale, duke thënë se Qeveria nuk i rregullon problemet me të cilat ballafaqohet komuna.

Ai ka thënë “dështimi në kryeqytet e ka një emër, LDK”.

“Arritja më kulminante në Prishtinë e LDK-së, janë 100 kontejnerët e mbeturinave.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i tij në Facebook:

LDK-ja ankohet kinse niveli qendror i ka ndaluar 28 milion, ndërsa po e harrojnë suficitin rekord me mbi 50 milion çdo vit duke ju tepruar, për shkak të paaftësisë dhe keqmenaxhimit.

Niveli qendror nuk t’a rregullon dixhitalizimin e procesit mësimor, kaosin në trafik, qentë endacak, mbeturinat dhe shërbimet tjera komunale.

Ndërsa kohëve të fundit, LDK po përpiqet të distancohet nga Rama, kryetari i LDK-së nuk e përmend më askund në postimet e tij, ndonëse më herët i kushtonte deri në 3 postime në ditë Përparimit. Por kjo përpjekje e dëshpëruar nuk po funksionon sepse dështimi në kryeqytet e ka një emër, LDK.

Arritja më kulminante në Prishtinë e LDK-së, janë 100 kontejnerët e mbeturinave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit