Pas deputetit, Armend Muja edhe deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, është marrë me zëdhënësin e BE-së Petar Stano.
Bajqinovci ka pretenduar se zyrtari evropian e ka balancuar qëndrimin për Kosovën një ditë pasi BE-ja e ka kritikuar Serbinë për raporte të afërta me Rusinë.
Duke ironizuar ai e ka përgëzuar zëdhënësin e BE-së për trajtimin e barabartë të palëve.
“Një ditë pasi BE-ja e kritikoi pak Serbinë për raportet e afërta me Rusinë, Stano qenka përkujdesur që të garantohet qasje e balancuar në mes palëve duke e kërcënuar sot Kosovën. Përgëzime për këtë trajtim të barabartë dhe korrekt”, shkroi ai në Facebook.