Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas deklaratës së kreut të AAK-së i cili dje tha se në kohën e qeverisjes së tij terroristi serb, Milan Radoiçiq kishte ikur nga Kosova, ndërsa tani me Kurtin është bërë faktor.
Bajqinovci i VV-së ka ironizuar duke thënë se “spo e kuptoni Ramushin kur po thotë që e kemi ndjekë Radoçiqin”, pasi siç thotë deputeti e kanë ndjekur me vëmendje madje.
“Nuk po e kuptoni Ramushin kur po thotë e kemi ndjekë Radoiçiqin. Ai po thotë që e kanë ndjekë, madje me shumë vëmendje”, shkruan në Facebook deputeti i VV-së.
Ramush Haradinaj, kishte deklaruar se në kohën kur vendi po qeveriset nga Kurti, Radoiçiqi veçse është bërë faktor kërcënues për Kosovën, gjë që e kundërta po ndodh me qeverisjen aktuale.
“Radoiçiqi ka ikur prej Kosovës në kohën e qeverisjes time, i ka shkuar policia për ta arrestuar dhe nuk e ka gjetë aty dhe nuk është kthyer më. Gjatë kohës së asaj qeverie, Lista Serbe dhe Radoiçiqi kanë qenë shumë të kujdesshëm në veprimet e tyre. Në atë kohë është bërë ushtria e Kosovës, statuti i Trepçës. Me ardhjen e Kurtit në qeverisje, Radoiçiqi u kthye në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovën, pra e shihni dallimin”, ka thënë Haradinaj për Ekonomia Online