19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Bajqinovci i VV-së thotë se “komuna e Prishtinës i ka keq punët me shifra”

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka dalur në mbrojtje ministrit të Financave, Hekuran Murati, për përplasjet e tij më zyrtarë të lartë të Komunës së Prishtinës.

Bajqinovci në Facebook-un e tij është shprehur se Komuna e Prishtinës i ka “punët keq me shifra”, pasi sipas tij, kjo komunë ka mungesë të investimeve kapitale.

Ai ka fajësuar udhëheqjen e Prishtinës, duke thënë se “qartazi nuk ka kapacitet të shpenzojë për projekte që e ndihmojnë jetën e qytetarëve.

Njënen anë mbyllë rrugë e traumatizon një kryeqytet të tërë me tollovi e kolona, në anën tjetër asnjë projekt investiv serioz që e ndihmon qytetin të dal nga kjo tollovi.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Komuna e Prishtinës i ka keq punët me shifra. Vitin e kaluar, ajo ka qenë në mesin e komunave më të dobëta në shpenzime kapitale, mezi e kalonte 20%. Këtë vit, është pothuajse e sigurtë që Prishtina shkon në mbyllje të vitit me nja 60 milionë euro të pa shpenzuara, shumica prej tyre në investime kapitale. Nga ana tjetër, kanë kohë me dal e me u konfrontu me shifrat e Ministrisë së Financave. Ministri Murati, demonstroi një krahasim logjik dhe faktik që tregon progresin e rritjes së buxhetit qendror për nevojat e Prishtinës por që kjo e fundit, qartazi nuk ka kapacitet të shpenzojë për projekte që e ndihmojnë jetën e qytetarëve.

Njënen anë mbyllë rrugë e traumatizon një kryeqytet të tërë me tollovi e kolona, në anën tjetër asnjë projekt investiv serioz që e ndihmon qytetin të dal nga kjo tollovi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit