-4.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Bajqinovci i reagon Bajramit: Fondi Sovran u negociua me LDK-në, u votua nga kabineti qeveritar ku ke qenë ministre

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit, e cila paralajmëroi se do ta dërgojë në Kushtetuese Projektligjin për Fondin Sovran.

Bajqinovci ka shkruar se Bajrami e cila e listonte Fondin Sovran si premtim të parealizuar të Kurtit, sot po paralajmëron që ta dërgojë atë në Kushtetuese.

Ai i ka rikujtuar Bajramit se Fondi Sovran ishte votuar në Qeverinë Kurti 1, në kabinetin qeveritar ku Bajrami ishte vet ministre.

“Po ia rikujtoj koleges Bajrami që Fondi Sovran ka qenë pjesë e programit qeverisës Kurti 1, i negociuar me LDK-në, i votuar nga kabineti qeveritar ku ajo ka qenë ministre”.

“Opozitë inatçore. Fondi sovrani do të bëhet”, ka shkruar Bajqinovci.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit