19 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Bajqinovci i kërkon saktësim BE-së, e përmend Kurtin, Rashkën e “tentakulat” e Serbisë

- Advertisement -

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, sërish është marrë me diskursin e Bashkimit Evropian. Më saktë, Bajqinovci ka intervenuar, duke kërkuar saktësim të gjuhës kur flitet për mundësinë e rieskalimit të situatës në veri të Kosovës.

Në fakt, ai supozoi se kujt po i referohet BE-ja për mundësinë e eskalimit të situatës sërish. Bajqinovci beson se BE-ja e ka fjalën për dy organizatat e shpallura terroriste nga shteti i Kosovës, “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile”.

“Kur po flet BE-ja për rrezikun për rieskalim të situatës po besoj e kanë fjalën për anëtarët e tash organizatave terroriste të ashtuquajtura “Mbrojtja Civile” dhe “Brigadat e Veriut” të cilët po qëndrojnë në Kopaonik, dhe kriminelët tjerë ordiner që po qëndrojnë nëpër kazerma në Rashkë.” – shkruan ai.

Tutje, Bajqinovci i ka kërkuar saktësim edhe të shkaktarëve të rieskalimit të mundshëm në veri.

“Andaj është mirë që kur të flitet për rrezikun e rieskalimit, të flitet edhe për shkaktarët e tij. Siç po thotë edhe Kryeministri Kurti, në veri nuk ka vullkan që të ketë shpërthim. Ka tentakula të Serbisë që nxisin eskalim.” – përfundoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit