7.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Bajqinovci i kënaqur me ngritjen e pagës minimale: Përmend sërish opozitën, por jo urën e Ibrit

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, nuk ka qëndruar pa reaguar për rritjen e pagës minimale.

Ai e ka mirëpritur vendimin e sotshëm të Qeverisë që paga minimale nga muaj tetor të bëhet 350 euro.

Deputeti i partisë në pushtet sërish ka përmendur opozitën, por jo edhe hapjen e urës së Ibrit.

“Lajm i mirë për punëtorët në Kosovë! Qeveria Kurti ka marrë një vendim të rëndësishëm duke rritur pagën minimale në 350 euro në muaj. Kjo është një arritje e madhe që tregon përkushtimin për të përmirësuar jetesën e punëtorëve tanë. Nuk do të ketë më punëtorë që paguhen vetëm 250 euro në muaj për punë të rëndësishme si siguria dhe pastrimi në institucione publike e private. Ky vendim zvoglon pabarazin sociale, ekonomike në vendin tonë. Tani, më shumë familje do të kenë mundësinë të jetojnë me dinjitet dhe të kontribuojnë në ekonominë tonë. Tash priti opozitën, sindikatat dhe odat ekonomike kur dalin kundër, jo nuk jemi konsultu andej këndej, veç pse Albin Kurti e ka rritur pagën minimale”, ka shkruar Bajqinovci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit