Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, opozita aktualisht gjendet “në një krizë të thellë”.
Krejt kjo “krizë”, në mendjen Bajqinovcit, është shkak-pasojë e “mbështetjes së madhe që po merr Kryeministri Kurti”.
Madje, deputeti i VV-së është i bindur se populli mbetet i “i vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti për të ardhmen e vendit tonë.”
Postimi i plotë:
Opozita është në një krizë të thellë për shkak të mbështetjes së madhe që po merr Kryeministri Kurti. Asgjë nuk po i ndihmon opozitës, madje as studiot televizive. Populli i vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti për të ardhmen e vendit tonë.