21.4 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Bajqinovci “godet” Përparim Ramën: Ky është përparimi impresiv i Prishtinës

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinoci ka publikuar disa fotografi afër shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë dhe stacionit të autobusëve rrugës për Gërmi, ku shportat e mbeturinave shihen të stërmbushura.

Bajqinovci tha se ky është përparimi impresiv i Prishtinës, nën drejtimin e talentit të zbuluar rishtazi të Përparim Ramës.

Tutje, ai tha se kjo nuk është instalacion, por është Prishtinë e rrugës së re.

Përparimi impresiv i Prishtinës, nën drejtimin e talentit të zbuluar rishtazi të Përparim Ramës. Tash, jam duke ecur pranë shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë dhe stacionit të autobusëve rrugës për Gërmi. Nuk është instalacion. Është Prishtina e rrugës së re“, shkroi Bajqinovci në Facebook.

https://m.facebook.com/MefailBajqinovciofficial/posts/850131470014523?ref=embed_post&wtsid=rdr_08eEqw2ml3vd2vDXM

Të ngjashme

Të fundit