Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status relativisht të gjatë, ku ka kritikuar opozitën. Ai ka shkruar se “këta s’duan betejë vlerash pozitive me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje”.
Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka përmendur edhe Gjykatën Kushtetuese e Avokatin e Popullit, duke i përfshirë në “metodat e shtetit të kapur”.
Deputeti i VV-së ka shkruar edhe për sondazhin e publikuar nga RTV Dukagjini, që e nxori dukshëm VV-në në vendin e parë. Në sy bie edhe një fjalë që kosovarët e përdorin pak: këllqet, të cilën fjalë e ka shkruar gabimisht me ç.
“Tani, në mungesë të këllçeve për betejë vlerash, po provojnë të shantazhojnë qeverisjen me metoda të shtetit të kapur, përmes Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit etj.
E pamë se sapo doli sondazhi që e nxjerrë Albin Kurtin dhe LVV me afër 49%, Avokati i Popullit, paralajmëroi dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.” – shkroi ai.