8.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Bajqinovci e quan opozitën hipokrite: S’deshët zgjedhje në qershor, atëherë nuk pati vendim për rritje të pagave

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci me mëngjes ka shkruar një postim kundër opozitës.

Ai e ka quajtur opozitën “hipokrite”, duke pretenduar se VV propozoi zgjedhje në qershor, por opozita nuk pranoi.

“Kur marrim vendime për të rritur pagat dhe përmirësuar jetën e qytetarëve, ata e quajnë “fushatë”. Por, kur i propozuam zgjedhjet në qershor, nuk e pranuan – atëherë nuk ishte kishte vendim për rritje të pagave.

Kur mbështesim nënat dhe fëmijët me shtesa, e quajnë “lëmoshë”. Pastaj vetë premtojnë at që e quajnë lëmoshë, pampersa dhe qumësht për fëmijët.” – ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit