6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Bajqinovci: Bashkësia ndërkombëtare tashmë ka argumente të mjaftueshme për t’i vendosur sanksione Serbisë

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se Serbia është sponsorizes i terrorizmit në Kosovë, dhe sipas tij tashmë bashkësia ndërkombëtare ka mjaftë argumente për t’i vendosur sanksione.

Bajqinovci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Vuçiq përmes dërgimit të ushtrisë afër kufirit me Kosovën, tenton të bëjë makinacione për t’i ikur përgjegjësisë për sulmin kundër rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës.

“Shteti serb është sponzorizues i terrorizmit në Kosovë, tashmë ka argumente të mjaftueshme për t’i vendosur sanksione bashkësia ndërkombëtare. Andaj Vuçiq tenton që përmes dërgimit të ushtrisë afër kufirit me Kosovën, tenton të bëjë makinacione për t’i ikur përgjegjësisë për sulmin kundër rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës, ku u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.” – ka shkruar ai.

Tutje deputeti i VV-së ka thënë se institucionet e Kosovës dhe aleatët ndërkombëtare janë duke i përcjell me vëmendje këto lëvizje.

“Institucionet e Kosovës dhe aleatët tanë ndërkombëtarë janë duke i përcjellur me vëmendje të shtuar këto lëvizje të ushtrisë serbe përreth kufirit me Kosovën.” – ka përfunduar Bajqinovci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit