24.3 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Bajqinofci: LDK duhet të distancohet nga Isa Mustafa, ai e ka shkelur Kushtetutën

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të distancohet nga ish-kryetari i saj Isa Mustafa.

Bajqinfovci në Debat Plus, tha se Isa Mustafa e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, me nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Tutje, ai ka thënë se edhe kryetari i tanishëm i LDK-së, është i të njëjtit mendim me ish-kryetarin Mustafa.

“Del Lumir Abdixhiku, shefi i të cilit e ka shkelë Kushtetutën… Derisa po del me deklarata sikur të tij, mos të them është punëtor i tij sepse ai e ka vendosur në pushtet… U mundu me përvejdh fajin që LDK nga viti 2015, këta duhen me u distancu nga Isa Mustafa, por ky nuk distancohet nga nënshkrimi që e ka bërë”, ka thënë ai.

I ashpër me ish-kryetarn e LDK-së,  ka qenë edhe kolegu i Bajqinovcit, Arbër Rexhaj, i cili ka thënë se Isa Mustafa, nuk ka fare kredibilitet të flasë për çështjen e Asociacionit.

“Mendoj që kredibilitetin më të vogël moral politik e ka për me fol për Asociacionin, ku është i fundit që duhet të flasë për Asociacionin”, ka thënë ai

Të ngjashme

Të fundit