30.5 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Bajarami: VV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

- Advertisement -

Hykmete Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e dërgon vendin drejt një krize të thellë institucionale dhe përmbysjes së rendit kushtetues, për shkak të ngulmimit për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

“Në gjashtë seanca të hapura, Albulena Haxhiu ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar në 34 tentativa për të formuar komisionin për votim të fshehtë,” ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka rikujtuar se edhe vetë Gjykata Kushtetuese ka theksuar se deputetët janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre, dhe jo sipas, siç tha ajo, “direktivave të Albin Kurtit”.

“Me 34 votime të dështuara, deputetët e kanë treguar hapur se janë kundër formimit të komisionit për votim të fshehtë, rrjedhimisht kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit,” theksoi Bajrami.

Sipas saj, Vetëvendosje mund ta përsërisë këtë skenar edhe dhjetë herë të tjera, por pyetja shtrohet: “Çfarë arrihet me këto përpjekje të dështuara?”

“E gjithë kjo qasje po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues, dhe kur kjo të ndodhë, pasojat do të jenë shumë më të rënda për të gjithë. Për këtë situatë, përgjegjësia bie plotësisht mbi LVV-në,” ka përfunduar deputetja e LDK-së.

Të ngjashme

Të fundit