Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka qenë ndër të parët që ka arritur në Kuvendin e Kosovës për seancën e sotme konstituive.
I pyetur nga gazetarët nëse pritet të kalojë propozimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Bahtiri u përgjigj shkurt:
“Varet nga opozita”, tha ai para gazetarëve.