Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ka mbetur pak i zhgënjyer me atë se çfarë ka nd0odhur në zgjedhjet e fundit lokale, ku ai humbi pasi garoi si kandidat i VV-së. Bahtiri kishte bërë dy mandate si kryetar i komunës, por kishte fituar si kandidat i partive tjera.
Gjatë zgjedhjeve, disa nëndegë të VV-së në Mitrovicë e sabotuan Bahtirin, por gjithsesi anëtarë të kryesisë u panë me të në fushatë. Bahtiri thotë se tani jep këshilla për veriun por që është pak i zhgënjyer me qendrën për atë që ka ndodhur.
“Do të jap maksimumin për veriun. Jam anëtar i VV-së. Nuk kam dëshiruar të jem në ato struktura por jam ithtar i asaj që ti ndihmoj kryeministrin ministrin e brendshëm e të gjithë për të dhënë kontributin tim për atë pjesë që e njoh shumë mirë për të ecur përpara dhe mendoj se ka ecur përpara”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.
“Jam pak i zhgënjyer me VV për atë që ndodhi. Paj sigurisht me pas dashur qendra këta të tjerët i kish orientuar sikur i ka orientuar të tjerët. Por sidoqoftë, kur është çështja kombëtare dhe ajo e veriut, me secilin kryeministër jam i gatshëm të ndihmoj”, shtoi ai.