19.6 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Bahtiri njofton se kryetari i Zubin Potokut ka hyrë në objektin e komunës: Nga sot do të punojë fuqishëm

- Advertisement -

Ish-kryetari i Mitrovicë, Agim Bahtiri ka bërë të ditur se kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka hyrë në objektin komunal.

Bahtiri ka njoftuar se Zeqiri ka hyrë në objektin e komunës nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

“Pavarësisht tensioneve që po tentojnë të krijojnë strukturat paralele serbe në veri të vendit, kryetari i komunës së Zubin Potokut z. Izmir Zeqiri, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka hyrë në objektin komunal dhe prej sot e tutje do të vazhdoj të punojë fuqishëm për komunen të cilën e udhëheq.” – ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ai tutje ka thënë se dëshmon faktin se askush nuk ta ndalë vullnetin e lirë të qytetarëve.

“Kjo dëshmon edhe njëherë faktin se askush nuk mund ta ndalë vullnetin e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Isha i nderuar që të jem sot mysafir i parë në zyrën e kryetarit Zeqiri për t’ia uruar postin. Urime e shumë suksese kryetar!” – ka përfunduar Bahtiri.

Të ngjashme

Të fundit