23.5 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Bahtiri nervoz me ish-opozitën pse VV nuk ka shumicë parlamentare: Turp historik, mjaft është mjaft

- Advertisement -

Vetëvendosja nuk ka shumicë parlamentare dhe qe 2 muaj në 28 seanca dështon të zgjedh Albulena Haxhiun – por, për Agim Bahtiri “turpi historik” rëndon mbi partitë ish-opozitare.

“Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp historik!”, shkroi Bahtiri.

Postimi i plotë:

Mjaft është mjaft!

Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng.

Peng i inatit. Peng i llogarive. Peng i atyre që s’i dhimbset shteti.

Mjaft më!

Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për shpresë.

Jo për heshtje, por për zë të fuqishëm. Jo për pazare, por për shtet.

U drejtohem opozitës:

Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp historik!

A ka më turp se sa një Kuvend me 100 deputetë shqiptarë që nuk arrin të zgjedhë institucionet e shtetit të vet?

🇽🇰 Kosova nuk është lodër politike. Kosova është amanet i të parëve tanë, që kanë vdekur syhapur për të parë lirinë e kësaj toke që e kanë larë me gjak!

Të ngjashme

Të fundit